Sandro Tonali është një nga talentet italian që po pret të bëjë hapin e madh në karrierë. Në Itali janë të sigurt që 18-vjeçari do të jetë pasuesi i denjë i Andrea Pirlos jo vetëm për ngjashmërinë fizike, por edhe për mënyrën e lojës.


Prej kohësh disa klube të rëndësishme si Juve, Milan, Inter dhe Chelsea duan të gjejnë një akord të favorshëm me Brescian për të riun, por kërkesa e Massimo Cellinos është 25 milionë euro.


Pikërisht zikaltrit po studiojnë idenë e bashkëpunimit me Sampdorian për të marrë 18-vjeçarin, i cili mund të lihet 2 sezone te dorianët e më pas të transferohet tek Interi.


17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)