Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, i ka bërë apel nga një konferencë në Bruksel klasës politike shqiptare për dakordësi mes palëve përpara tetorit.
Në ditën e parë të nisjes së sesionit të ri parlamentar shqiptar, Sannino – i cili e ka vizituar disa herë Shqipërinë – ka kërkuar, që të mos shndërrohet çdo çështje në betejë, por të bëhen përpjekje maksimale për të arritur në kohë plotësimin e njërit prej kritereve më të rëndësishme për BE-në, luftën kundër korrupsionit.
Sannino ka theksuar se kufizimi i imunitetit është shumë i rëndësishëm, është një element kyç në luftën kundër korrupsionit. Ky do të jetë një hap përpara në drejtimin e duhur për Shqipërinë.