Në Vatikan ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Papa i ri e kryesoi lartësimin e Papëve Gjoni XXIII dhe Gjon Pali II në një ceremoni, ku mori pjesë edhe Papa Benedikti XVI i pensionuar. Vatikani ishte kritikuar për përshpejtimin e shenjtërimit të Papës nga Polonia, i cili vdiq vetëm para nëntë vitesh. Kjo ishte, thonë kritikët, përgjigje ndaj kërkesave popullore, e jo rezultat i vlerësimit të peshuar të tij, gjatë 27 viteve sa ishte Papë.
Kur të bëhet e qartë se Kisha Katolike nën Papën Gjon Pali II i ka fshehur abuzimet e fëmijëve nga priftërinjtë, rasti për shenjtëri të shpejtë duket se do dobësohet.
Ata që janë të ngarkuar me shenjtërim në Vatikan janë përpjekur t’i kundërshtojnë kritikët duke ngritur në mënyrë simultane edhe Papën Gjoni XXIII, i cili ka udhëhequr Selinë e Shenjtë gjatë Këshillit të Dytë të Vatikanit, që e bëri Kishën më të afërt me pjesëtarët e komunitetit dhe theksoi rrugën për modernizim të kujdesshëm. Gjoni XXIII ishte konsideruar si “liberal”, Gjon Pali II si konservator doktrinar, por të dy kanë qëndruar për një lloj të hapjes.
Kanonizimi i përbashkët ishte vendim mendjehollë. Në fakt, ceremonia në Vatikan, ishte mënyrë e Kishës Katolike për të ritheksuar rëndësinë e saj: këto janë jetët, që thonë se prej nga ne mund të mësojmë. Sinqerisht, të dy personat e ri të shenjtë e kishin kuptuar strategjinë e mekanikës dhe të paqebërjes.
Gjoni XXIII kishte kërkuar de-eskalim në mes të krizës kubane në vitin 1962, shkruan “Times”, dhe kujton se, kjo i kishte lejuar liderit sovjetik, Nikita Khrushchev, të tërhiqej, të pretendonte kredenciale për paqebërje dhe për të ruajtur fytyrën. Diçka e ngjashme kërkohet edhe nga Papa Françesku në krizën aktuale në Ukrainë, vend ku vijat e ndarjes ndërmjet besimtarëve katolikë dhe ortodoksë përzihen me konfliktet gjeopolitike dhe çështjet lidhur me identitetin kombëtar.
Njëra nga arsyet që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte aq rezistues ndaj sanksioneve, është ajo se ai beson se është në mision patriotik për t’i ribashkuar sllavët, për ta sjellë Rusinë më afër rrënjëve të lashta të Kievanit rus, që ishte shteti i parë lindor sllav. Kisha Ortodokse Ruse e mbron atë në ndërmarrjet e tij. Rrjedhimisht, Papa Françesku duhet të pyesë veten: çka ka mundur të bëjë Papa nga Polonia? Përgjigjja është e qartë: nga aksionet tejet politike të Gjon Palit II dhe nga predikimet e tij. Ai ishte rreshtuar me ata që luftonin për dinjitet njerëzor dhe për liri të zgjedhjes politike.
Operacionet e zotit Putin në pjesën lindore të Ukrainës, kanë të bëjnë me mohimin e lirisë, që synon, pikësëpari, shkatërrimin ose anulimin e zgjedhjeve më 25 maj. Gjon Pali II i kishte kuptuar rreziqet e luftës në Evropë. Ai mbante qëndrimin se, çfarëdo akti i agresionit nga Rusia do të paraqiste shkelje të të gjitha normave: duke i ndryshuar kufijtë me forcë, do të thoshte rruga për në shkatërrim dhe mizori. Papa Françesku e ka marrë thelbin e këtij mesazhi dhe pranoi kryeministrin e përkohshëm të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk. Papa mund të shkojë më tutje: ai duhet t’u bëjë thirrje liderëve ortodoksë rusë për të biseduar hapur për nevojën e mbajtjes së Ukrainës së lirë dhe të paprekur dhe ai nga ana e tij duhet të bisedojë privatisht me zotin Putin.
Lideri i Kremlinit duhet të lirohet nga deziluzioni i idesë se ai është në ndonjë mision të shenjtë. Atij duhet t’i thuhet ashpër, me autoritet të lartë moral, se është shndërruar në kërcënim për paqen botërore. Me gjasë, i takon Papës që t’ia thotë atij këtë. 
(d.d/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)