Pas përmbytjes së fshatit Janjar të Sarandës nga ujërat e liqenit, banorët kanë nisur rindërtimin e banesave të tyre në fshatin Berdnesh. Bëhet fjalë për 181 troje ndërtimi, ku do të rivendoset ky fshat. Kjo sipërfaqe është caktuar sipas një gentplani. 

SARANDE- Transferohet fshati Janjar, pas përmbytjes së tokave nga liqeni. Banorë nga fshati Janjar i Sarandës kanë përjetuar atë që prej tyre është deklaruar dhe është pritur të ndodhë shumë vite më parë. Fshati i tyre, i përmbytur nga ujërat e liqenit të Janjarit, ka nisur sot të ringrihet, ashtu siç është vendosur nga instancat qeveritare, në një nga kodrat e fshatit Berdnesh.
Bëhet fjalë për 181 troje ndërtimi, ku do të rivendoset ky fshat. Kryeplaku i fshatit Janjar, Namik Didani, tha per News24 se pritja e gjatë ka marrë fund dhe banoret u kanë dalë për zot sipërfaqeve të caktuara sipas një gentplani të miratuar vite më parë.
Ndërkohë banorët janë shprehur entuziastë për mundësinë që u është dhënë pas kaq kohe.
Në kodrën e pëcaktuar si terren ku do të ngrihet fshati i ri Janjarit në Berdnesh, kanë nisur të punojnë në sistem zinxhir piketuesit, 4-5 çekiçë e skrepa, ndërkohë që makinat e tonazhit të rendë transportojnë dherat dhe materialet e tjetra të nxjerra nga gërmimet.
(e.n/News24/ Balkanweb)