SARANDE- Një sasi prej 100 kilogramë lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa është sekuestruar nga policia kufitare e Sarandës mbrëmjen e sotme. Sasia e lëndës narkotike u gjet në një automjet tip “Fouristradë” në afërsi të Janjarit, pak kilometra larg kufirit me Greqinë.
 
Drejtuesit e “Fuoristradës” kanë mundur të largohen, ndërsa në pranga ka përfunduar një bashkëpunëtor i tyre që mësohet se e ka sjellë më një makinë tip “Benz” sasinë e marijuanës.
 
Droga mësohet se ishte marrë në Lazarat, ndërsa destinacioni i saj ishte vendi fqinj Greqia.
 
Policia ndërsa vijon aksionin për arrestimin e transportuesve dhe ka nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)