Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka folur për herë të parë rreth akuzave për financim nga Muammar Gaddafi. Sarkozy është shprehur se këto akuza po ia bëjnë jetën ferr.


“Unë jam akuzuar pa asnjë provë fizike”, tha Sarkozi para gjyqtarëve.


Ai po hetohet për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore në vitin 2007, keqpërdorim të fondeve publike libiane dhe korrupsion pasiv. Mirëpo, ish-presidenti 63-vjeçar i ka mohuar të gjitha akuzat.


22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)