Një sasi e madhe vaj kanabisi dhe çokollatë kanabisi është sekuestruar ditën e sotme në sajë të një operacioni të ndërmarrë nga ana e prokurorisë së Vlorës.


Lënda narkotike është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Shahin Zanaj, në lagjen 24 Maji të Vlorës. Kontroll u ushtrua edhe në restorantin që pronësi të 60-vjeçarit në Radhimë por nuk u gjet gjë e kundërligjshme.


Sasia e lëndës narkotike ende nuk është peshuar, por sipas prokurorisë ajo është e konsiderueshme.


21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)