Sasia me e madhe e kokaines e kapur ndonje here ne Shqiperi eshte sekuestruar mbremjen e djeshme ne Durres. Burimet policore thone se behet fjale per mbi 500 kg por policia ende nuk ka dhene informacion zyrtar.


Droga eshte kapur brenda nje kamioni qe ishte gati te udhetonte drejt Italise, nderkohe qe mesohet se vinte nga kolumbia dhe kishte destinacion Evropen.


Sasia e kokaines eshte konstatuar e fshehur brenda kamionit dhe eshte pikasuar gjate kontrollit, nderkohe qe operacionin eshte finalizuar nga Krimet e Renda. Mesohet se trafikanet ishin ne pergjim dhe kjo i ka nxjerre zbuluar, por ende nuk ka detaje rreth identitetit te tyre.


Kokaina ka qenë e fshehur në një kamion mallrash që po udhëtonte në drejtim të Italisë. Operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithëshme, ndërkohe që policia lokale është lënë jashtë loje.


Drejtuesi i kamionit është ndaluar dhe pritet që në fund të veprimeve të jepen informacione zyrtare.