Kompania e fluturimeve në Arabinë Saudite ka shkaktuar zemërim pas publikimit të një kodi të veshjes që u bën me dije  pasagjereve femra të mos ekspozojnë krahët apo këmbët. Kodi i sjelljes u kërkon udhëtarëve të tij të mos jenë ‘të veshur në një mënyrë që do të shkaktonte siklet ose kundërvajtje për udhëtarët e tjerë’, ku përfshihen rrobat që janë shumë të holla ose shumë të ngushta. Përsa i përket meshkujve, nuk pranohen pantallonat e shkurtra në avion.


Po ashtu thuhet: “Linja ajrore Saudite mund të refuzojë transportimin e udhëtarëve ose mund të largojë udhëtarët nga fluturimi në çdo moment për mosplotësimin e kodit të veshjes”.


Kjo kompani fluturimi ndalon gjithashtu edhe transportimin dhe konsumimin e alkoolit, si dhe zbret nga avioni ata pasagjerë që mbajnë erë të keqe, që nuk vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje apo handikapi.


   


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter