Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, ka thënë se Riadi ende nuk është në dijeni se ku janë mbetjet e trupit të gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi.


Riadi nuk e di vendndodhjen e trupit të disidentit Jamal Khashoggi, pavarësisht se ka arrestuar ekipin saudit që e vrau atë,  tha një zyrtar i lartë i punëve të jashtme në  Arabinë Saudite, gjatë një interviste të transmetuar të dielën. Gazetari disident u shpërbë pas vrasjes së tij më 2 tetor 2018 në konsullatën saudite në Stamboll, por mbetjet e tij ende nuk janë gjetur.


Adel al-Jubeir, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, tha se vrasja ishte kryer nga zyrtarë sauditë “që vepronin jashtë fushës së autoritetit të tyre” dhe se 11 vetë janë akuzuar për krimin. Jubeir tha se prokurori publik përgjegjës për rastin kishte kërkuar prova nga Turqia por nuk kishte marrë përgjigje.


I pyetur se pse ata që ishin në paraburgim nuk mund t’i tregonin se ku ishte trupi, Jubeir u përgjigj: “Ne ende po hetojmë. Kemi tani një numër mundësish dhe po u kërkojmë atyre se çfarë kanë bërë me trupin dhe mendoj se ky hetim është në vazhdim, dhe unë do të pres që në fund do të gjejmë të vërtetën,” tha ai.


Gazeta Shqip