TIRANE - Konflikti për pronën ka shkaktuar plagosjen e një 37-vjeçareje dhe arrestimin e fqinjit të tij, i dyshuar si autor i ngjarjes. Ngjarja ndodhi mesditën e së martës, në Sauk të Tiranës, pas një konflikti mes dy fqinjëve Enver Sinani dhe Mariglen Shima. Sipas burimeve nga Komisariatit nr.1 mësohet se zanafilla e konfliktit mes Sinanit dhe Shimës ka qenë dëmtimi i një gardhi që ndante pronat e të dyve, nga ana e 37-vjeçarit Enver Sinani. Sipas grupit hetimor, ky i fundit duke bërë disa punime në pronat e tij në Sauk, ka dëmtuar gardhin që kishte ndërtuar Mariglen Shima, për të ndarë tokat me fqinjin e tij. Kur ka parë gardhin e shkatërruar, Shima ka nisur debatin me fqinjin e tij, të cilit i ka kërkuar që ta rregullonte. Por sipas deklarimeve të familjarëve që janë marrë në pyetje, Sinani nuk ka pranuar, duke i folur me tone të ashpra, madje edhe duke e fyer.