Mërgim Mavraj ka luajtur për 90 minuta në sfidën mes Schalkes dhe Hamburgut, por nuk ka arritur të ndihmojë skuadrën e tij për të shmangur humbjen. Vendasit kanë fituar me rezultatin 2-0, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë loje, fillimisht me Di Santon dhe më pas me Burgstaller.


Me këtë fitore, Schalke ngjitet në vendin e dytë të renditjes, me 23 pikë, 6 më pak se Bayerni kryesues. Nga ana tjetër, Hamburgu vijon të qëndrojë në zonën e rrezikut, pasi ka marrë vetëm 10 pikë, në 12 javët e para.


19 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)