Një sistem i ri që synon të forcojë sigurinë për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen, të lëvizjes së lirë në BE, po integrohet nga Brukseli zyrtar. Sipas Euronews do të ndodhin ndryshime në sistemin Shengen, të cilat do të duhet ti njohin edhe shqiptarët që lëvizin pa viza në Europë.


Shengeni përfshin 26 vende evropiane dhe u lejon njerëzve të kalojnë kufijtë kombëtarë pa qenë nevoja e marrjes së vizës. Por sulmet terroriste në Paris, Berlin dhe Bruksel theksuan nevojën për të forcuar sigurinë në kufirin e jashtëm të BE dhe brenda Shengenit.


Objektiv i Brukselit janë qytetarët që nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në një prej vendeve të Zonës Schengen. Pjesë e Shengenit janë Austria, Hungaria, Norvegjia, Belgjika, Islanda, Polonia, Republika Çeke, Italia, Portugalia, Danimarka, Letonia, Sllovakia, Estonia, Lihtenshtajni, Sllovenia, Finlanda, Zvicra, Greqia dhe Holanda. Ideja është që qytetarët që do të marrin viza do u kontrollohen kredencialet gjatë procesit. Skema e quajtur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2021, shkruan Euronews.


Por si do të funksionojë ky sistem i ri?


Përpara se të udhëtojnë për në vendet e Shengen, qytetarët do të duhet të plotësojnë një formular aplikimi online, që mbulon një sërë pyetjesh biometrike, të udhëtimit dhe sigurisë.


Aplikimi pritet të zgjasë rreth 10 minuta për tu plotësuar dhe informacioni do të kontrollohet nga të dy bazat e të dhënave ndërkombëtare dhe evropiane për të identifikuar kërcënimet e mundshme terroriste dhe kriminale. Aplikimi online ETIAS do të përpunohet elektronikisht brenda 96 orëve dhe do ti dorëzohet udhëtarit përmes postës elektronike, sqarohet në artikull.


Gjithashtu e shtuar do të jetë një tarifë prej 7 , që do të kërkohet me aplikimin dhe vlefshmëria e autorizimit të udhëtimit do të jetë tre vjet, ose deri në datën e skadimit të dokumentit të udhëtimit të personit.


ETIAS mund të përdoret për qëndrime nga 90 ditë deri ne një periudhë 180-ditore. Edhe pse autorizimi i udhëtimit është i vlefshëm për tre vjet, mund të revokohet nëse kushtet për lëshimin e autorizimit të udhëtimit nuk zbatohen më, raporton Euronews.


Pse sistemi i ri nuk konsiderohet vizë?


ETIAS bie në tipin e autorizimit të udhëtimit i njohur si heqje dorë nga viza dhe nuk konsiderohet si vizë zyrtare. Një heqje vizash u mundëson udhëtarëve të kualifikuar të marrin një autorizim digjital për të konfirmuar identitetin dhe letrat e sigurisë.


Vende të tjera që kanë autorizime të ngjashme për heqjen e vizave janë Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Australia. Kostoja për zhvillimin e ETIAS vlerësohet në 212.1 milionë euro dhe operacionet mesatare vjetore kushtojnë 85 milionë euro.


ETIAS do të jetë financiarisht i vetë-mbështetur, pasi shpenzimet vjetore të operacioneve do të mbulohen nga të ardhurat nga tarifat, sipas Komisionit Evropian.


Cilat vende do të futen nën ETIAS?


Udhëtarët ETIAS të cilët do të kenë nevojë për heqjen e vizave të reja do të përfshijnë shtetas nga mbi 60 vende.


Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re që nuk kërkojnë vizë Shengen ndoshta do të kërkojnë që të kenë ETIAS që të vizitojnë Europën duke filluar nga viti 2021.


Vendet evropiane në listë përfshijnë Serbinë, Ukrainën, Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën, Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Moldavinë.


A do të ndikohen qytetarët britanikë?


ETIAS ka të ngjarë të kërkohet për qytetarët britanikë, si dhe për shtetasit britanikë që jetojnë jashtë shtetit, duke filluar në fund të periudhës së tranzicionit në vitin 2020.


Komisioni i BE-së ka konfirmuar mundësinë e lartë të kërkesës së ETIAS për qytetarët britanikë në skenarë marrëveshje ose jo marrëveshje.


Qëllimi ynë është të kërkojmë që qytetarët e BE të marrin një ETA në të ardhmen, por ne planifikojmë ta diskutojmë më tutje me BE në fazën tjetër të negociatave, tha zëdhënësi i BE.