Sipas prestigjozes Bild  Michael Schumacher këtë të djelë  ka dalë nga koma dhe është në gjëndje të komunikojë me familjarët ndërkohë thuhet se ai është transferuar nga Spitali Universitar Grenobles në Francë drejt një klinike rehabilitimi.


Schumacher, 7-herë kampion bote në gara me makina, pas një aksidenti dhjetorin e kaluar teksa bëntë ski në Alpet Franceze u rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë, u fut në koma nga vetë doktorët dhe që nga fillimi i Prillit  është punuar të nxirret nga koma proçedurë e cila ka zgjatur më shumë nga sa ishte parashikuar. Thuhet se ai mund të komunikojë me bashkëshorten e tij megjithatë e ardhmja e tij është ende e panjohur.


E gjithë familja e Schumacher falenderon bluzat e bardha por jo vetëm, edhe fansat të cilët kanë qënë pranë tyre gjatë këtyre muajve plot ankth për të ardhmen e Michael, shkruajnë mediat.