Mendja jonë është gjithnjë tek ty, te Schumacher. Vazhdo të luftosh Michael, është mesazhi që skuadra italiane e Ferrarit ka postuar sot në rrjetet sociale, me rastin e 49-vjetorit të lindjes së pilotit gjerman, 7 herë kampion i botës në Formula 1.


Prej 4 vitesh nuk ka informacion në lidhje me gjendjen e pilotit gjerman, që pas atij aksidenti tragjik të ndodhur më 29 dhjetor, në malet Meribel, ku ishte duke bërë ski.


Michael ndodhet pranë familjes së tij në një periudhë të gjatë rehabilitimi, ku nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Por Fornmula 1 dhe fansat e këtij sporti nuk e kanë harruar asnjëherë ikonën e garave të automobilizmit, që në karrierën e tij ka fituar 91 gara, 155 podiume dhe arriti 68 pole position.


Por prej 4 vitesh ka nisur një betejë të re për të jetuar, ndaj thirrja vazhdo të luftosh bëhet gjithnjë e më e fortë.


3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)