Ish guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger ka nisur një karrierë të re - si analist politik. Ai organizoi këtë javë forumin e parë në institutin e tij të ri në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Kampusi i universitetit të Kalifornisë Jugore në Los Angeles është fazë e re për yllin e Hollivudit, i cili sjell famën artistike dhe përvojën 7 vjeçare si guvernator i Kalifornisë në një audiencë me studentë dhe hartues të politikave. Ata janë ish guvernatorë dhe senatorë, përfshi senatorin e Arizonës John McCain.

Instituti Schwarzenegger për Politika Shtetërore dhe Globale do të nxisë e përkrahë zgjidhje praktike, të cilat Schwarzenegger quan "pas-partiake"

"Nëse besoni se mund të përdorni vetëm idetë e të djathtëve apo të majtëve, ju kurrë nuk do të jeni në gjendje për të ecur përpara, kurrë nuk do të jeni të suksesshëm. Këtë ne e pamë në Kaliforni dhe shtete të tjera, dhe e kemi parë në të gjithë botën."

Arnold Schwarzenegger tani mban titullin e profesorit të universitetit, edhe pse ai nuk ka detyrat e mësimdhënies. Studenti Steven Welliver shprehet i ngazëllyer që u caktua në këtë institut.
(e.m/VOA/BAlkanWeb)