Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e sotme ka miratuar tematikën e kartëmonedhës me kurs ligjor 10 mijë lekë.


Vendimi miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të Flamurit Kombëtar, si dhe një varg të zgjedhur nga Himni Kombëtar, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT  Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir e një qëllim. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.


Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë, thuhet në një njoftim të BSH.


6 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)