Sot në orën 17:30 pritet që të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për të shqyrtuar dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si edhe për emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrin. Seanca u thirr nga vetë Kryeministri dhe u miratua në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve.


Sipas vendimit të marrë nga Konferenca, parashikohet që sot të mblidhet Kuvendi ku do të zyrtarizohen edhe ndryshimet në qeveri, të cilat që prej datës 28 dhjetor janë pezull.


Konkretisht, parashikohet që të votohen shkarkimet e Arben Ahmetajt si ministër i Financave, i cili do të zëvendësohet nga Anila Denaj; Damian Gjiknuri si ministër i Infrastrukturës, i cili do të zëvendësohet nga Belinda Balluku; Mirela Kumbaro si ministre e Kulturës, e cila do të zëvendësohet nga Elva Margariti; Lindita Nikolla si ministre e Arsimit, e cila do të zëvendësohet nga Besa Shahini; Sonila Qato si ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, e cila do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi; Niko Peleshi si ministër i Bujqësisë, i cili do të zëvendësohet nga Bledi Çuçi; dhe Senida Mesi si zëvendëskryeministre, e cila do të zëvendësohet nga Erion Braçe.


Për në seancën e sotme plenare ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe opozita, e cila do ta nisë këtë sesion parlamentar jo me bojkot.


Ndryshimet


 


Iikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj


Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku


Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti


Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini


Ikën Sonila Qato, vjen  Eduard Shalsi


Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi


Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe


16 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)