Nga Dash Frashëri
Albania-sport - Federata Shqiptare dhe Porsche Albania, sponsori më i fundit i Kombëtares, nënshkruan sot kontratën për dhënien e një makine Seat Ibiza për trajnerin e përfaqësueses, për Baric dhe Kovacic dhe tri makinave të tjera për përfaqësuesit e UEFA-s, gjyqtarët ndërkombëtare dhe stafn teknik.
Ëilfried Aigner, drejtori i përgjithshëm i Kompanisë, tha: "Porsche është e pranishme në Shqipëri prej një viti në treg. Ne kemi kontakte prej gjashtë muaj me FSHF dhe tashmë po arrijmë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm".
Kjo është hera e parë që kompania AUDI lidh një marrëveshje me një Federatë Futbollit. "Është partneri i duhur për ne", tha Aigner. "Kontrata është e lidhur deri në gusht të vitit 2008. Në do të zhvillojmë koncepte të ndryshme në ndihmë të futbollit".
"Idea e parë ishte llotaria e dhurimit të makinës që në na gëzon shumë, e cila do të jepet gjatë ndeshjes Shqipëri-Slloveni"
Sekretari i FSHF-së, Roland Mici tha: "Është një arritje e madhe midis FSHF dhe Porsche Albania, e cila ngre lart imazhin e federatës. Porsche Albania është një kompani e madhe. Përfitoj nga rasti të falenderoj drejtuesit e kompanisë, që do të jetë më i gjatë".