Salla qëndrore në Federatën Shqiptare të Shahut ka qenë paraditen e djeshme në dispozicion të Mjeshtrit Ndërkombëtar, Ilir Seitaj. Shahisti i ekipit të Butrintit ka zhvilluar një simultane me më të mirët e shkollave të mesme femra dhe meshkuj. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Shahut në simultanen e djeshme morën pjesë 15 gjimnazistë, megjithëse priteshin të vinin 18. Në fund të simultanes Mjeshtëri Seitaj arriti të fitojë 13 takime dhe të barazojë 2. Në kampionatin kombëtar të "Blicit", atë të lojës së shpejtë 5-minutëshe Ilir Seitaj grumbulloi vetëm 8 pikë. Javës tjetër po në sallën qëndrore përballë Seitajt do të jenë po në një simultane, shahistët më të talentuar të shkollave 9-vjecare. Në këtë aktivitet mendohet të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme nga të apasionuarit e rinj të sportit të shahut.
O.S