Prishtina eshte e gatshme te rinise dialogun me Beogradin vetem per serbet ne Kosove. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, tha dje se Kosova mund te bisedoje me autoritetet e Beogradit per ceshtjen e serbeve te Kosoves dhe problemet ne vendbanimet e tyre, por vetem brenda kornizave te planit “Ahtisari”. Presidenti hodhi poshte cdo mundesi, qe per ceshtjen e statusit te bisedoje me Beogradin zyrtar. “Bisedimet mes Kosoves dhe Serbise, mund te behen vetem ne cilesine e dy vendeve fqinje, ku do te perfshihet edhe UNMIK-u”, sqaroi Sejdiu. Ai sqaroi se “ne nuk do te pranojme tendenca qe Beogradi mund te paraqese, qofte ne perzierjen e tij ne punet e brendshme te Kosoves apo shtrirjen e legjislacionit te Serbise ne Kosove”.


Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, ne planin e tij per rikonfigurimin e UNMIK-ut, ka autorizuar misionin, qe te perkujdeset per disa ceshtje qe kane te bejne me serbet e Kosoves, sic jane, ceshtja e policise, gjyqesise, trashegimia kulturore e fetare dhe vijat e reja administrative.