PRISHTINE- Dega e pare e Lidhjes Demokratike te Kosoves ne Fushe Kosove ka propozuar te shtunen zyrtarisht Fatmir Sejdiun per kryetar te kesaj partie.

Sejdiu u propozua per kryetar te partise ne Kuvendin zgjedhor te deges se pare te LDK-se ne Fushe Kosove ku u zgjodhen strukturat e reja udheheqese te LDK-se ne kete komune.

Kryetari i kesaj dege Avdulla Prebreza tha se kandidaturen e Sejdiut per kryetar te partise dega e qe ai e drejton e konsideron si me seriozen per udheheqjen e Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Nderkaq Fatmir Sejdiu tha se e mirepret kete propozim nga dega e Fushe Kosoves por kandidatura sic tha ai do te behet ne baze te Statutit te partise qe nenkupton kandidimin e tij ne Kuvendin Zgjedhor.

Sejdiu me kete rast tha se ata qe mundohen ta shkaterrojne LDK-ne e kane te kote sepse LDK-ja sipas tij po forcohet dita-dites dhe ne zgjedhjet nacionale do te dale fituese.
m.a/BalkanWeb