Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në 6 mujorin e dytë të 2017-s.


Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në 6 mujorin e dytë të 2017-s. Norma bazë e interesit do të vijojë të mbetet e pandryshuar në nivelin 1,25%. Niveli i kredive me probleme ra në nivelin 13.2%. Përshpejtimi i rritjes ekonomike kërkon vijimin e reformave strukturore, tha Sejko.


Gjithashtu Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri me dije edhe një vendin të Këshillit Mbikëqyrës të BSH për uljen e përdorimit të euros.


Sejko deklaroi se shërbimi financiar i bankave mbetet në përmirësim të vazhdueshëm, por sipas tij sektori bankar duhet të jetë më aktiv në kreditim.


Niveli i kredive me probleme ra në 13.2 për qind, njoftoi Guvernatori i BSH.


7 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)