Lulzim Basha e akuzoi në mesditë se ka krijuar një shtet privat që e ka vendosur në shërbim të kriminelëve, të cilëve iu prin sipas tij Agron xhafaj, që po mbrohet nga komplontimi i provave si në diktaturë.


Dhe Edi Rama nuk e la pa një përgjigje, teksa në Tëitter me ironi thotë se e kupton artistin, në këtë rast kreun e PD që i ka keq punët.


E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh, shkruan Rama me ironi.


Madje ai shkon edhe më tej, duke thënë se Basha gënjen edhe veten, teksa i lë të kuptojë që një sekret, të cilin e dinë të dy, do tia zbulojë së shpejti.


E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush,po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy, vijon më tej shkrimi i Ramës.


Dhe në një cicërimë pasuese në Twitter, kryeministri i kërkon liderit demokrat që t’i japi fund me historinë e Xhisiela Malokut, duke e cilësar vajzën, një peng të kauzës politike të PD-së.


Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd, thotë Rama.


10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)