Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton për herë të parë Tiranën.


Në orën 10:50 Stoltenberg u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.


Në axhendën e vizitave të tij, Stoltenberg do të takohet me Presidentin Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministrin e Jashtëm Ditmit Bushati.


Vizita e tij vjen pas 25-vjetorit të rënies së regjimit komunist.


Pas takimit me kreun e qeverisë, Rama dhe sekretari i përgjithshëm i NATOS do të dalin në një konferencë për shtyp. Pritet që në qendër të takimeve të jetë lufta ndaj shtetit islamik por edhe sfidat e NATO-s në Afganistan dhe Irak.


Axhenda e takimeve 


Ora 10:45 Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Kryeministri Edi Rama


Në orën 11:10-11:40 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve


Në orën 11:40 Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp


Ora 12.00 Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të presë në MPJ Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Sh. T. Z. Jens Stoltenberg.


Ne oren 16:00  Bujar Nishani do te prese ne nje takim (ne Presidence) Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Jens Stoltenberg


stolten stolten rama stotlen ramaastolten rama2


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter