Sekretarja
e Shtetit Hillari Clinton ishte dje në Bagdad ku premtoi përkrahjen e Amerikës për Irakun ndërkohë
që vendi po përballet me një rritje të dhunës sektare.


Në një takim në formë diskutimi me rreth 150 qytetarë irakianë në ambasadën
amerikane, zonja Klinton bëri thirrje për unitet kombëtar dhe tha se vetëm
irakianët mund të garantojnë qendrueshmërinë aftagjatë të vendit të tyre.

Sekretarja Klinton vlerësoi lart irakianët për unitetin që
kanë demonstruar në përgjigje të një vale shpërthimesh vetvrasëse të cilat
kërcënojnë të destabilizojnë vendin.


Dy shpërthime të tilla të enjten dhe dy të premten shkaktuan vdekjen e më shumë
se 150 vetave. Viktimat ishin kryesisht myslimanë shiitë. Shumë prej tyre ishin
pelegrinë iranianë.

Zonja Klinton u tha gazetarëve se dhuna është shenjë që tregon se ekstremistët
kanë frikë se Iraku po ecën në drejtimin e duhur.


Ajo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë nga afër
me qeverianë dhe forcat irakiane të sigurisë ndërkohë që do të tërheqin trupat
e tyre luftarake.//ii