Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice ka arritur në New Dehli si pjesë e përpjekjeve të SHBA-ve për të ulur tensionet misid Indisë dhe Pakistanit. Raportet u tensionuan pas sulmeve terroriste në Mumbai ku u vranë më shumë se 180 persona. India tha se sulmues janë trajnuar dhe vinin nga Pakistani. Presidenti i Pakistanit. Asif Zardari ka thënë se nëse India ka fakte se grupe nga Pakistani qëndrojnë prapa sulmeve atëher qeveria do të ndërmarrë masa kundër tyre. Islamabadi i ka ofruar Indisë një grup të përbashkët dhe bashkëpunim të plotë në hetimet për sulmet në Mumbai.