Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka shkuar per nje vizit ne Afganistan per bisedime qe qynojne gjetjen e nje zgjidhjeje politike per luften 10-vjecare. Zonja Klinton mberrit ne Kabul te merkuren ne mbremje ne nje vizite te panjoftuar me pare. Zyrtaret amerikane thone se Sekretarja e Shtetit do te takohet me presidentin afgan Hamid Karzai dhe zyrtare te tjere afgane te ejten me te cilet do te bisedoje lidhur me kalimin e kontrollit te sigurise tek afganet dhe mbi procesin e pajtimit. Bisedimet e paqes te qeverise afgane me talebanet kane ngecur qe nga vrasja muajin e kaluar me nje sulm vetevrases me bombe e ish-presidentit Buhran-hudin Rabani i cili udhehiqte bisedimet me kryengritesit i njohur si Keshilli i Larte i Paqes.