Në një kohë që Parlamenti i Britanisë së Madhe është kthyer në arenë beteje për kryeministren Theresa May, e cila është pranë daljes si dështake përballë rebelëve të partisë së saj që janë gati të rrëzojnë paktin e Brexit me BE-në, një raport sekret ka dalë në skenë.


Sipas këtij raporti, Brukseli zyrtar do të jetë në gjendje që ligjërisht ta mbajë Britaninë të kyçur në një bashkim doganor me BE-në përgjithmonë, nëse marrëveshja të cilës liderët e BE i dhanë OK, do të dështojë të kalojë në Downing Street.


Nëse marrëveshja e re tregtare ngec, atëherë Britania do të duhet të qëndrojë e lidhur me bllokun për të parandaluar një kufi të vështirë në Irlandë, tregon dosja bombastike që është zbardhur sot.


Ndërkohë ministrat u përpoqën të mbajnë sekret nga deputetët këto detaje, që më në fund u botuan këtë mëngjes, duke ndikuar negativisht me reagime të ashpra kundër marrëveshjes së kryeministres May me BE.


Pas një humbjeje poshtëruese në Commons mbrëmë, ku ministrat u përbuzën për herë të parë, ata më në fund ranë dakord për ta bërë publik raportin sekret, ndërsa Deputetët kishin votuar për të sfiduar Qeverinë dhe për të nxjerrë dokumentet e plota.


Po sot, udhëheqësja e Kuvendit, Andrea Leadsom tha se deputetët do të jetojnë me “keqardhje” nëse e detyrojnë qeverinë të botojë detajet skrete të paktit me BE për Brexit.


“Mendoj se çdo parlamentar që dëshiron që në të ardhmen të jetë në qeveri, do të jetojë për me keqardhje për votën e tyre mbrëmë”, tha znj. Leadsom.


Kryeministrja britanike do të përballet sërish sot në Kuvend me deputetët, ndërsa ata do të votojnë për paktin e Brexit javën tjetër, me May-n që është e sigurt se do të humbasë.


Leadsom tha sot se nëse marrëveshja e kryeministres hidhet në votim javën e ardhshme, Britania do të largohet pa një marrëveshje nga BE.


“Nëse qeveria nuk do të bëjë diçka krejtësisht të ndryshme për të ndryshuar skenën, ose për të kaluar këtë marrëveshje, atëherë do të largohemi nga BE më 29 mars të vitit të ardhshëm pa një marrëveshje”, tha znj. Leadsom këtë mëngjes.


5 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)