Tirane- Nje femije i mitur ka treguar dje per 4 ore me radhe, sesi per nje periudhe te gjate kohore, eshte detyruar te kryeje seks oral me nje prej drejtuesve te qendres "Femijet e tij". Gazmend B. aktualisht 17-vjec ka treguar dje para Gjykates se Tiranes, se ishte kercenuar me pare qe te mos tregonte asgje nga ato qe kishin ndodhur cdo nate, gjate kohes qe ai ka jetuar ne qender. I mituri ka ardhur enkas nga Anglia pas biresimit te tij, per te dhene deklarimet ne ngarkim te dy te pandehurve, Robin Arnold dhe Dino Kristodoulu, deshmi e cila eshte realizuar ne saje te videokonferences dhe ne prani te psikologes. "Robin Arnold me merrte dhe lahej ne dush me mua. Gjate momentit qe ne laheshim, ai me ferkonte penisin dhe me pas e fuste ne goje. Pas dushit me conte ne krevat", ka nisur te tregoje dje i mituri Gazmend B. 17-vjecari i ka bere te ditur trupit gjykues, te kryesuar nga ana e gjyqtares Shefkie Demiraj, se i pandehuri ka kryer me te edhe marredhenie homoseksuale. Sipas te miturit, sapo Robin Arnold mbaroten dushin, shtriheshin ne krevat dhe ai kryente marredhenie homoseksuale me te. Deshmitari ka shtuar dje se ka pasur raste kur ai eshte detyruar te fleje ne nje krevat, se bashku me Deivid Braun dhe Robin Arnold, te cilet me pas edhe kishin abuzuar me te seksualisht. I mituri ka treguar se historia ka vazhduar cdo nate, ndersa eshte kercenuar qe te mos tregonte asgje ne lidhje me ate cfare kishte ndodhur. Nderkohe qe deshmitari i dyte i thirrur nga Prokuroria e Tiranes per te dhene deklarimet e tij, ka qene edhe shtetasi Xhon Pankrast, i cili ka biresuar femijen 17-vjecar. "Gazmendi me ka treguar se eshte abuzuar seksualisht nga Robin Arnold, nderkohe qe nuk ka pasur shenja abuzimi seksual ne trup, por ka pasur vetem shenja te dhunes fizike", ka treguar dje deshmitari. Sipas tij, ai e ka biresuar 17-vjecarin me 20 maj te vitit 2008, nderkohe qe e ka njohur ate ne tetor te vitit 2005. "Kur kam marre vesh per abuzimet, kam shkuar tek Deivid Braun dhe i kam treguar per ngjarjen. E kam pyetur per Robin dhe ai me eshte pergjigjur qe ishte larguar 6 muajsh nga qendra", ka vazhduar me tej ai. Gjate deklarimeve te tij, ai ka treguar perpara gjykates se gjithcka qe dinte e kishte degjuar nga djali i tij, te cilit i kishte qendruar prane. Gjate seances se djeshme gjyqesore, avokati mbrojtes i te pandehurit Dino Kristodoulu, ka pretenduar se provat e sjella nga Prokuroria e Tiranes, pikerisht deshmite nepermjet leter-porosive, nuk jane kryer ne rruge ligjore, pasi mungonin aktet qe e tregonin nje gje te tille. Nderkohe qe prokurorja e ceshtjes, ka kundershtuar deklarimet e mbrojtjes duke shpjeguar se gjithcka eshte kryer duke zbatuar edhe Konventen Evropiane. I pandehuri Robin Arnold ka pretenduar se deshmitari Geci, nuk ishte abuzuar nga Deivid Braun, si dhe kete te fundit nuk e njihte, ndersa ne vendimin e dhene nga gjykata shkruhet se ky femije eshte abuzuar seksualisht.


Redinalda Caushaj





Akuzat


Dy te pandehurit Robin Arnold dhe Dino Kristodoulu, akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per vepren penale te "marredhenieve homoseksuale me dhune me te mitur". Sipas akuzes, dy te pandehurit kane qene drejtues ne qender, ku edhe dyshohet te kene abuzuar me femijet.





Deivid Braun u denua me 20 vjet burg


Disa muaj me pare, Gjykata e Tiranes denoi me 20 vjet burgim ish-drejtuesin e qendres "Femijet e tij", Deivid Braun, ndersa vendosi qe pas kryerjes se denimit, ai do te debohet nga vendi yne. Vete Braun e mohoi akuzen e ngritur nga prokuroria, duke sqaruar se nuk kishte abuzuar me asnje femije, por i kishte cuar keta te fundit, per t'i vizituar ne spital. I denuari, gjate gjithe seancave gjyqesore ne ngarkim te tij, deklaroi se kishte qene nje baba per femijet dhe jo te kishte abuzuar me ta.