Në vijim të hetimit të Prokurorisë së Vlorës, ku u sekuestrua 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun, mbrëmjen e së martës janë arrestuar edhe një notere dhe një avokat, të dyshuar për "falsifikimin e dokumentave" dhe "shpërdorimin e detyrës".

karaburun

Prokuroria e Vlorës urdhëroi kontrollin e zyrës noteriale dhe avokatore, proces i cili u krye në bashkëpunim me Policinë Vendore. Në vijim të kontrollit, në zyrën e noteres Belona Seraj dhe avokatit Enkes Hysendhima, u gjetën një numër i lartë dokumentesh të fallsifikuara.



Në bazë të këtyre rezultateve, është ndërhyrë me arrestimin në flagrancë të këtyre personave nga ana e Policisë. Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin për rastin, ku dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Sakaq, biznesmeni Pëllumb Petriti i cili mban dhe postin e kryetarit të PR-së në Vlorë është shpallur në kërkim. Policia e Vlorës bëri të ditur shpalljen në kërkim të biznesmenit duke dhënë inicialet P.P.