Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona nga Vlora si posedues të sasisë prej 310 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa që u sekuestrua dje në fshatin Kraps të Fierit.


Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Velo Myrtaj, 28 vjeç Gramoz Shakaj, 33 vjeç dhe Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)