Një operacioni antikanabis është zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure ne zonën e Karaburunit duke sekuestruar rreth 250 kilogramë kanabis. Operacioni është zhvilluar nga policia kufitare, Delta Force, Guradia di Finanza dhe policia e Vlorës.


Lënda narkotike u gjet e fshehur në 10 çanta, ndërsa policia është vënë në ndjekje të gomones e cila dyshohet se do të transportonte drogën drejt Italisë. Gjithashtu janë gjetur edhe 10 bidona me benzinë që do të shërbente për furnizimin e gomones.


Policia informon se: Sot, rreth orës 16:00, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po tentohej të trafikohej lëndë narkotike në drejtim të Italisë, menjëherë filloi ndjekja e tyre me ndihmën e forcave mbështetëse. Nga kontrolli i ushtruar në zonën e Gjirit Bristan- Karaburun, janë gjetur të fshehura rreth 10 çanta me lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva. Gjithashtu, në zonën e quajtur “Gjiri i Dafinës, janë gjetur 10 bidona me lëndë djegëse “benzinë”. Vazhdon kontrolli i përbashkët i territoreve të mësipërme, ndërmjet Policisë Kufitare Vlorë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Guardia di Finanza dhe Delta Force, pasi dyshohet se mund të ketë sasi të tjera me lëndë narkotike në pyllin e kësaj zone. Aktualisht, lënda narkotike dyshohet se është rreth 250 kilogramë. Nga hetimet paraprake, dyshohet se lënda narkotike mund të jetë transportuar me kafshë duke shfrytëzuar kështu rrugët malore të veshtira që të çojnë në zonën pas Karaburunit.


Vazhdojnë veprimet e mëtejshma në lidhje me zbardhjen e detajeve të tjera të këtij operacioni të përbashkët.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter