Policia e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 300 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Burime nga policia bëjnë me dije se droga është kapur e fshehur në një kamion me targa AA 342 BU në portin e Durrësit ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit.

 


Sipas policisë është arrestuar 38-vjeçari Besnik Yzeiraj nga Durrësi të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e tij është gjetur edhe sasia e drogës.

 


Mësohet se lënda narkotike kishte si destinacion Italinë ndërkohë që materialet në ngarkim të 38-vjeçarit i kanë kaluar prokuorisë për hetime të mëtejshme.