Policia ka finalizuar në Vlorë operacionin e koduar “Twin, ku është arrestuar në flagrancë Fatmir Binjakaj, banues në fshatin Treblovë, Vlorë.


Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)