Autoritetet policore shqiptare kane sekuestruar nje sasi te vogel lende narkotike te tipit kokaine e cila ishte derguar me poste nga Amerika Latine.

Lajmin e kane bere te ditur prokuroret e Krimeve te Renda sipas te cileve sasia e kokaines 1 kilogram ishte derguar nga Panamaja e fshehur ne nje pjese motori.

Sipas burimeve pas sinjalizimeve nga agjencite nderkombetare te anti-droges hetuesit shqiptare nderhyne duke sekuestruar kokainen dhe duke arrestuar tre persona qe po e prisnin ate.

Sipas burimeve droga dyshohet se kishte si destinacion tregun shqiptar por nuk perjashtohet mundesia e dergimit te saj ne vendet perendimore.

Vetem pak dite me pare autoritetet shqiptare sekuestruan ne portin e Durresit nje sasi prej 9 kilogramesh kokaine qe vinte nga Amerika e Jugut.