gomoneNjë gomone dhe dy armë automatike, që dyshohet se i përkasin trafikantëve të lëndëve narkotike, u bllokuan nga policia kufitare e Vlorës gjatë një aksioni që synonte kontrollin e vijës bregdetare për lëndë narkotike.


Gomonia e braktisur u gjet në zonën e Hoxharës, ndërsa dyshohet se posejduesit e saj janë larguar sapo kanë parë policinë. Gjithashtu mësohet se policia kufitare e Vlorës ka shoqëruar edhe disa persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për gomonen dhe për armët e gjetura.


Ndërkohë policia kufitare kryen kontrolle përgjatë vijës bregdetare me qëllim parandalimin e trafikut të lëndës narkotike.