Kreu i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane Etore Sekui theksoi dje gjate takimit te 4-t te Komitetit Parlamentar te Stabilizim-Asociimit BE - Shqiperi mes delegacionit te deputeteve te Parlamentit Evropian dhe deputeteve shqiptare se situata politike ne Shqiperi tashme eshte drejt nje normalizimi gje qe do te thote qe eshte me afer integrimit ne BE. Tashme Shqiperia ndodhet ne momentin kyc ne rrugen per anetaresimin sa me shpejt ne BE - tha Sekui duke shtuar se BE-ja mirepret dhe vlereson ate cka kane bere partite shqiptare per sa i takon dialogut politik dhe inkurajon autoritetet shqiptare mbi dialogun per permbushjen e12 prioriteteve. Sipas Kreut te Delegacionit te BE-se ne Tirane nese Shqiperia ploteson 12 rekomandimet do te jete me afer BE-se. Viti 2012 eshte i rendesishem dhe ju inkurajoj te perpiqeni me shume per reformat. Lidhur me reformen per kodin elektoral Sekui theksoi palet kane treguar afrim dhe bashkepunim me njera-tjetren dhe kam besim se grupi i punes per kete reforme do te arrije ne nje marreveshje. Duke folur per prioritetet e KE-se Sekui nenvizoi faktin se ka ende pune per tu bere per disa prej tyre. Reformat dhe permbushja e prioriteteve do te garantojne qe secili eshte i barabarte para ligjit - u shpreh Sekui.