Kampionia e botës në fuqi, Gjermania, u dorëzua dje përballë Meksikës. Një humbje që zhgënjeu tifozët gjermanë në të gjithë botën, por edhe median e këtij vendi. Në mes të shkretimit emocional nga disfata 1-0 ndaj meksikanëve, Julian Brandt kishte një gjest lavdërues me një fëmijë, që, megjithatë, nuk i ka pëlqyer shtypit teutonik gjerman.


Pas ndeshjes, lojtari i Leverkusenit u ndal në hyrjen e tunelit të dhomave të zhveshjes për të bërë një selfie me një djalosh, që mbante veshur fanellën e Gjermanisë. Futbollisti nuk hezitoi të ndalonte e ta plotësonte kërkesën e fëmijës. Por, qëndrimi i tij i gëzuar është censuruar nga Bild, media e njohur gjermane, e cila shkruan:


Gjermania e dëmton fillimin e Kupës Botërore 2018 dhe Julian Brandt nuk ka asgjë më të mirë se sa të buzëqeshë në kamerën e një amatori. Pak sekonda pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, yjet e Gjermanisë janë të zhgënjyer, të frustruar, kokëvarur. Vetëm një person mund të buzëqeshte, shkruan tabloidi gjerman më i shitur, duke iu referuar gjestit të Brandt.


18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)