Pjese e paketes se projektligjeve te ndryshme te hedhura ne votim ne Parlamentin Europian, ishte edhe pyetja: a duhet te vendosin vete
eurodeputetet per sallen e seancave plenare ne te ardhmen?



Aktualisht, ligjvenesit europiane jane detyruar te udhetojne së bashku me bashkëpunëtorët dhe administratën e Parlamentit mes Strasburgut dhe Brukselit. Vetëm 48 ditë në vit mblidhet Parlamenti në seancë plenare në qytetin lindor të Francës. Rreth 150 milionë euro kushton kjo zhvendosje e vazhdueshme, thote deputeti i të gjelbërve, Gerald Hafner, personi i  ngarkuar me mbikqyrjen e kërkesës rreth çështjes së selisë së Parlamentit. Nje ecejake e panevojshme, shton ai ndersa e cileson "historik" vendimin e parlamentit për të kërkuar ndryshimin e marrëveshjeve europiane lidhur me çështjen e sallës plenare. si çdo Parlament tjetër në botë, edhe ai europian meriton te gezoje te drejten kur, ku dhe për çfarë të mblidhet, eshte argumenti i Hafner. Deri tani marrëveshja europiane e përcakton Strasburgun si seli të Parlamentit të BE-së. Vetëm Këshilli i Europës, pra përfaqësuesit e shteteve anëtare, mund ta ndryshojnë këtë unanimisht. Por Franca gjithnjë është bërë pengesë për diskutimin me seriozitet të kësaj çështjeje. Qeveria franceze madje në vitin 2012 ngriti padi pranë Gjykatës Europiane të Drejtësisë duke bërë që të përcaktohej në instancën më të lartë gjyqësore, se selia e parlamentit nuk mund të ndryshohet kundër vullnetit të Këshillit të Ministrave. eurodeputetet kane mbi 30 vjet që ankohen për seancat plenare në Strasburg. Ata kembengulin se s'ka rëndësi cili qytet përzgjidhet, mjafton te kene nje seli. raportuesi parlamentar Ashley Fox sqaron se për të mos cënuar ndjenjat kombëtare tani për tani parlamenti nuk do të përcaktojë asnjë qytet konkretisht. Prioritet i momentit eshte vetëm t'i merret Këshillit të Ministrave e drejta për përcaktimin e selisë së parlamentit. / Top Channel