Të tjera rreth shkrimit VD/ Sequi inspekton punimet e burgut Arvizu: Rotacioni është parim politik Holtkemper: Mos e shisni voten Batelli: Zgjedhjet,test për aktorët politikë që duan BE
Shkodër - Në ditën zyrtare kur nis fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare, ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi përsëriti apelin e tij se këto zgjedhje duhet të jenë në të njëjtën linjë me standartet e BE-së. Gjatë inagurimit të punimeve per ndërtimin e qëndrës së paraburgimit dhe burgut në Shkrel të Malësisë së Madhe, ku mori pjesë edhe ministri i drejtësisë Eduart Halimi, Sequi tha se këto zgjedhje do të jenë një test për funksionimin e mirë të institucioneve të vendit.
“Këto zgjedhje duhet të jenë në të njëjtën linjë me standartet e BE-së, prandaj këto zgjedhje do të jenë një test për funksionimin e mirë të institucioneve të vendit“, tha Sequi.
Investimi për ndërtimin e qendres së paraburgimit dhe burgimit në Shkrel kap vlerën e 14 mln euro dhe financohet nga BE. Në këtë qëndër do të punësohen 1200 përsona ndërsa kapaciteti i tij do të jetë për 120 të paraburgosur dhe 600 të burgosur. Punimet parashikohen të kryejnë në Prill të 2015.
(v.gj/shqiptarja.com)