E thënë nga serbët kjo histori duket jo fort e besueshme, pasi ata gjithmonë kërkojnë të hedhin baltë mbi heronjtë shqiptarë. Megjithatë kohët e fundit mediat serbe kanë publikuar histori të reja për burrneshën shqiptare Shote Galica, për të cilën thonë se nuk është heroinë por një vrasëse e pamëshirë…2acfd356a247c78556a921c5a6de00e6wix-mp-512


Serbët kërkojnë që mos të këndohet më në dasmat e tyre kënga Shote, mori Shote, e krijuar për heroinën shqiptare Shote Galica. Serbët e akuzojnë heroinën kosovare për kryerje të një krimi monstruoz. Edhe pse kënga popullore Shote mori Shote, është mjaft gazmore, serbët tani thonë se ajo është krijuar për shkak të një ngjarjeje të tmerrshme, në të cilën janë djegur të gjallë në zjarr gjashtë fëmijë të një bariu serb.


Në të vërtetë, sipas serbëve, kjo këngë është krijuar sipas Shote Galicës, gruas së kryengritësit dhe luftëtarit të njohur shqiptar Azem Bejta, e cila thuhet se ka djegur gjashtë çobanët e vegjël, duke kënduar këngën Hajde Shoto mashalla, transmeton Zeri.info.


Dhe tek populli serb është ruajtur në mendje ngjarja kur Shote Galica kishte kapur 6 fëmijë në bjeshkën Mokra, i kishte lidhur, kishte ndezur zjarrin dhe të gjithë i kishte hedhur në të. Dhe derisa fëmijët po digjeshin në zjarr, Shota kishte luajtur vallen e saj përreth zjarrit dhe kishte kënduar këngën: Shote mori Shote, Shote mashalla, qysh moti dua Shote, që të vallëzoj. Sipas serbëve, në vendin ku ka ndodhur ky krim, ishte ngritur një përmendore, e cila kishte qëndruar deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, dhe pastaj autoritetet komuniste e kishin rrënuar. Megjithatë veç fjalëve nuk ka asnjë dëshmi apo fakt që të vërtetojë këtë pretendim të serbëve…