BEOGRAD - Vendimi i Policisë Serbe për të denoncuar tre pjesëtarë të kombëtares Shpresa të Anglisë, duket se do të çojë në një incident diplomatik mes dy vendeve.

Në ndeshjen e 16 tetorit, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2013 në Krusevac, dy skuadrat u përfshinë në një sherr masiv mes tyre, ndërsa trajnerët u dhanë të drejtë.

Një spektakël i turpshëm, që sipas mediave angleze, nisi pas koreve raciste të tifozerisë vendase, sidomos ndaj lojtarit të Sandërlendit Deni Rouz dhe të tjerëve me ngjyrë.

Autoritetet serbe kanë vënë nën akuzë dhe tre pjesëtarë të ekipit anglez, dy lojtarë e një trajner, për “akte të rënda dhune gjatë një eventi sportiv”. Tashmë Serbia do të kërkojë ekstradimin, gjë që kundërshtohet me forcë nga Anglia.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)