SERBI-Këshilltarja e Ministrisë së Jashtme në Serbi ka bërë bujë në vendin e sajë pasi ka publikuar në të përditshmen “Blic” një set fotosh provokuese. 

Vanja Hadzoviç Këshilltare e Ministrisë së Punëve të Jashtme pas publikimit të këtyre fotove do ti nënështrohet një hetimi ministror. Publikimi i fotove të 27-vjeçares duket se nuk është pritur mirë nga opinioni publik  te cilet shprehen te  indinjuar që njerëz me nivel të tillë integriteti mund të përfaqësojnë fytyrën e shtetit serb.

Reagime ka patur edhe brenda ministries.“Si brenda edhe jashtë Serbisë ka nga ata të cilët mendojnë se këto foto nuk janë të përshtatshme për një femër që është duke shpresuar të shkëlqejë në diplomaci”- ka thënë një burim i brendshëm i Ministrisë së Jashtme.
Sipas të njëjtit burim është e rëndësishme të theksohet se 27-vjeçarja është në trajnim dhe nuk mban ende një status diplomatik.

Edhe pse ministria është  kapur ngushtë nga fotot e publikuar burimi i mërsipërm tha se ajo ka të drejtën e sajë për të publikuar foto në rrjetet sociale. “ Për të dalë në rrjetet sociale është e drejtë e çdo individi, por punonjësit tanë duhet të veprojnë në përputhje me kodin e sjelljes për këto rrjete. 27-vjeçarja ka mbyllur profilin e saj në këto rrjete”- ka shtuar burimi. 
 

(a.n/BalkanWeb)