Zëvendës kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se ekzistojnë shqetësime në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës. Ai u shpreh se pikërisht për këtë arsye nuk beson se sot do të mbahet mbledhja e qeverisë me rastin e marrëveshjes që kanë arritur kryeministrat Thaçi dhe Daçiç.

Vuçiç paralajmëroi se sot do të bisedojë me zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë për ndryshimin e planit të zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Ai ka theksuar gjithashtu se ekzistojnë edhe ndryshime të planit për zbatimin e marrëveshjes në Bruksel, që nuk kanë të bëjnë me institucionet paralele në Kosovë. Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë kanë rënë parimisht dakord për planin e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizim Raportesh të 19 prillit.
(e.m/News24/BalkanWeb)