Serbia dhe Kroacia kanë bërë sot ekstradimin e parë që prej përfundimit të luftës mes tyre në fillim të viteve ’90.

Personi i ekstraduar nga Zagrebi në Beograd është një eksponent i krimit të organizuar serb, i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjic.

Sipas mediave ballkanase, ekstradimi u bë në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në qershor mes dy vendeve, për shkëmbimin e të arrestuarve për krime të rënda.

Personi i ekstraduar është dënuar në mungesë nga gjykata e Beogradit me 30 vjet burg për veprën penale të sipërpërmendur.

Gjithashtu, ai është përfshirë edhe në një shkëmbim zjarri me një tjetër element të krimit të organizuar serb në Kroaci.