MarijuanaNjë grup mjekësh dhe njerëzish kanë regjistruar një shoqatë që synon të promovojë legalizimin e marijuanës për arsye mjekësore, një lëvizje e mbështetur edhe nga ministrja aktuale e Shëndetësisë së vendit.


Shoqata Iniciativa për legalizimin e kanabisit bën thirrje për legalizimin e marijuanës në Serbi. Sipas ligjit aktual, marijuana është tërësisht e ndaluar.


Grupi ka fituar mbështetje të rëndësishme nga Slavica Djukic Dejanoviç, ministrja e Shëndetësisë, e cila ka mbështetur idenë e legalizimit për arsye mjekësore, por ka theksuar se kjo nuk do të thotë se po mbështetet përdorimi i marijuanës në përgjithësi.


Legalizimi për përdorim mjekësor nuk do të thotë se do të legalizohet në përgjithësi, tha ai. Çdo substancë mund të jetë njëkohësisht një ilaç dhe një helm, tha ajo.


Ky shkrim Serbi: Ministrja mbështet legalizimin e marijuanës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.