SHKODER-“Ju i hoqët vizat për serbët, por edhe Serbia do të liberalizojë vizat me Shqipërinë”. Kështu njoftoi sot zv.ministri i Jashtëm serb, Zdravko Ponosh gjatë një takimi me anëtarë të shoqatës serbe-malazeze që u zhvillua sot në Shkodër.

“Kemi diskutuar për heqjen e vizave me Shqipërinë. Diskutimet janë kryer në nivel të Minsitrive të jashtme të dy vendeve. Serbia së shpejti do të heqë vizat për Shqipërinë”, deklaroi Ponosh në një deklaratë për mediat.

Deklarata e Ponosh vjen pak kohë pas vendimit të Shqipërisë për heqjen e vizave ndaj qytetarëve serbë. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare me propozim të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Heqja e vizave për qytetarët serbë që dëshirojnë të shkelin në Shqipëri u përmend fillimisht gjatë takimeve zyrtare që Ministri iJashtëm Ilir Meta kreu në muajin Prill në Beograd.

(d.b/BalkanWeb)