Serbia fitoi me rezultatin 2-1 derbin ballkanas me Malin e Zi dhe hodhi një hap shumë të rëndësishëm drejt çimentimit të vendit të parë në grupin 4 të Ligës C.


Në Beograd, vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë, në minutat 30 dhe 32 me anë të sulmuesit të mirënjohur Adem Ljajiç dhe shokut të tij të repartit, Alexander Mitrovic.


Malazezët reaguan fuqishëm në pjesën e dytë dhe rihapën takimin në minutën e 70 me golin e Mugosës, por nuk arritën të rikthejnë baraspeshën, falë edhe pritjeve të portierit serb.


Me këtë fitore Serbia ruan kreun në kuotën e 11 pikëve, me një tjetër ndeshje për të zhvilluar, ndërsa ndiqet nga Mali i Zi me 7 pikë dhe Rumania me 6, por me këta të fundit që kanë edhe dy takime për të luajtur.


17 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)