Qeveria e Serbise ka vendosur te heqe regjimin e vizave per shtetasit e Republikes se Shqiperise.

Lajmin e ben te ditur gazeta zyrtare serbe sipas te ciles ne kete territor do te kene mundesi te hyne shtetasit shqiptare qe jane te pajisur me dokumentet e nevojshme te identitetit.

Sipas gazetes vendimi eshte marre me 26 nentor dhe eshte firmosur nga numri dy i qeverise serbe Ivica Dacic.

Ai pritet te hyje ne fuqi ne ditet e ardhshme. Nga ana e saj Shqiperia i ka hequr vizat per shtetasit serbe qe prej muajit prill.